Mbyllja e tregut të mishit, masë kundër përhapjes së sëmundjes së gjedhit

1 Gusht 2016 - 08:59      

Eksperti i Bashkimit Evropian, Robert J Connor sqaron se mënyra e vetme për të kufizuar përhapjen e kësaj sëmundjeje është që kafshët të mos lëvizin, duke shmangur kështu krijimin e një emergjence.

Sëmundja e gjedhit njihet si sëmundja Dermatoza Nodulare për të cilën ende nuk ka një ilaç mjekimi dhe kjo shkakton ngordhjen e bagëtive, ndërkohë që është hapur me shpejtësi në vend, shkruan Koha Ditore.

“Arsyeja e ndalimit të mishit është bërë pasi vetëm kështu kufizohet përhapja. Kjo sëmundje rrezikon të gjithë popullsinë e gjedhit në vend. Ne themi që duhet bllokim total i lëvizjes dhe në të gjitha shtetet e prekura janë marrë masa të tilla. Derisa gjedhi të marrë imunitet pas vaksinimit duhet ndaluar lëvizja e kafshëve pasi kjo është një situatë emergjente”, ka thënë Coonor. Edhe pse sëmundja nuk ka rrezik të transmetohet nga kafsha e infektuar te njeriu ,qytetarët ndjehen të frikësuar.

Ndërkohë edhe eksperti ngre si shqetësim faktin se në këtë situatë mund të abuzohet dhe mund të shitet mishi i bagëtive të sëmura, i cili nuk këshillohet të përdoret për konsum.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...