30 Korrik 2016 - 19:15
Ata thonë se Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” u kishte dhënë një premtim atyre, kur kishte filluar punimet para më shumë se në muaji.
Aktualisht, punimet janë bërë në më shumë se 1 kilometër rrugë, derisa ato janë duke vazhduar ende në pjesë të tjera.
Naim Bajrami thotë se Ujësjellësi edhe në të kaluarën, gjatë punimeve kishte shkaktuar edhe probleme të tjera, të cilat ende nuk i ka rregulluar plotësisht.
Ndërkohë, ai shton se gjatë punimeve të fundit, janë dëmtuar edhe kanalizimet e disa shtëpive, disa prej të cilave janë rregulluar, e disa jo.
Përderisa, ankesa ka edhe për dheun, që sipas tyre, është lënë nga kompania e kontraktuar nga ujësjellësi.
Ndërsa në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” thonë se këto shqetësime do t’i përcjellin te kontraktori, kompania austriake “STRABAG”.
Banorët e kësaj lagjeje edhe para fillimit të punimeve në këtë rrugë, kanë qenë të pakënaqur me Ujësjellësin.
Por, punimet kanë vazhduar sipas planit të Ujësjellësit, me lejen e Komunës së Prishtinës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...