30 Korrik 2016 - 16:48
Në fakt kumtesa, siç thotë, ia zë për të madhe nënkryetarit të Prishtinës që “merret me qeverisje qendrore dhe me demarkacioninin.
“Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, histerik, e quajnë degët LDK-së së Prishtinës, Dardan Sejdiu, paska gjetur kohë që të merret me qeverisjen qendrore dhe demarkacionin, thotë kumtesa.
Degët e LDK-së duke u marrë më tej Sejdiun dhe duke e quajtur “njeriu që organizonte turmat për të hedhur molotovë mbi policët dhe stacionin policorë në Prishtinë”, theksojnë se tani, “në vend që të merret me ujërat e zeza në lagjen Kalabria, të mbyllë gropat nëpër rrugët anekënd Prishtinës, të kujdeset për pastrimin e mbeturinave nëpër qytet, të vejë rregull në trafikun urban, e të bëjë ndonjë punë të hairit, i lejon vetes që të merret me politika nacionale.
Kumtesa në fund thotë se “Sejdiu dhe shefi i tij, të cilët janë përgjegjës edhe për humbje të jetëve të njerëzve në Prishtinë për shkak të papërgjegjësisë dhe mosreagimit me motive politike, do të mbahen mend për shndërrimin e Komunës në klub banditësh që synojnë djegien e policëve e qytetarëve, objekteve private e publike dhe shtëpitë private e makinat familjare, ndërsa konstatojnë se “me veprimet e tyre kriminale ata i pamundësuan Kosovës anëtarësimin e UNESCO dhe parashohin se “tani i kanë venë vetes qëllim që të pamundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...