“E unë?” synon të prekë në ndërgjegjen e institucioneve për persona me aftësi të kufizuara [video]

30 Korrik 2016 - 11:48      

Përfaqësues të HENDIKOS-it janë ankuar për mungesë të infrastrukturës të rregullt, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuar të lëvizin lirshëm.

Për këtë ata kanë fajësuar institucionet që nuk i kanë dhënë prioritet personave të kësaj kategorie.

Në emisionin “SOT” të KTV-së, u shpalosën detaje të fushatës “Prishtina për të gjithë”, e cila nën moton “E unë?” ka për qëllim avokimin në rritjen e vetëdijesimit të institucioneve për të bërë më shumë në rregullimin e infrastrukturës së përshtatshme për këtë kategori shoqërore.

Madje sipas Rinor Gashit, koordinator i programit, institucionet nuk i kanë kushtuar vëmendje as punësimit të personave të tillë, prandaj asnjë prej tyre nuk është punësuar në institucione publike ka shtuar Gashi.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...