Amerikani dënohet me 10 vjet punë të rëndë në Korenë Veriore

29 Prill 2016 - 09:17      

Koreja Veriore e ka dënuar me 10 vjet punë të rëndë një shtetas amerikan, i cili u shpall fajtor për spiunim. Kim Dong-chul, 62 vjeçar, i natyralizuar në amerikan, por i lindur në Korenë Jugore, ishte arrestuar tetorin e fundit, transmeton koha.net.

Muajin e kaluar ai i kishte pranuar akuzat, derisa po fliste para gazetarëve në kryeqytetin e Koresë Veriore, duke thënë se ishte paguar nga zyrtarët e agjencisë së zbulimit nga Koreja Jugore.

SHBA-ja edhe më herët e ka akuzuar Korenë Veriore se po i përdor qytetarët amerikanë në lojën e saj diplomatike, mirëpo këto akuza mohohen gjithmonë nga shteti i izoluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...