ISIS-i vret 72 e plagos 150 të tjerë në Pakistan

16 Shkurt 2017 - 23:13      

Një zyrtar i lartë i policisë së Pakistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), sot në tempullin Sufi, ka shkuar në 72, derisa më shumë se 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, menjëherë e ka dënuar atë që ai e ka cilësuar si sulm kundër filozofit dhe poetit Sufi, për nder të të cilit është ndërtuar tempulli në qytetin Sehwan në provincën Sindh.

Zyrtari i lartë policor, Shabbir Sethar, tha në spitalin lokal, Sehwan Sharif, se “së paku 72 vetë janë vrarë dhe më se 150 të tjerë janë të plagosur”, shumica prej tyre seriozisht.

Ai paralajmëroi se numri i të vrarëve mund të rritet.

Nëpërmjet një postimi në faqen në Internet, Amaq, që është e ndërlidhur me Shtetin Islamik, ky grup ekstremist e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në tempullin Sufi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...