Kuvendi në gjumë

25 Prill 2016 - 07:21      

Legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës ka shënuar pikën më të ulët sa i përket rendimentit të seancave plenare.

Që prej fillimit të këtij viti janë mbajtur vetëm shtatë seanca, përfshirë dy të tilla për zgjedhjen dhe betimin e presidentit. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, i bie 14 seanca më pak, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa më herët ishte bllokada e opozitës pengesë për thirrjen e seancave, vëzhgues të punës së legjislativit tani kanë thënë se janë zhvillime tjera që kanë çuar Kuvendin në pauzë.

Rehatimi i Hashim Thaçit në Presidencë dhe përçarja e partive opozitare po shihen si arsye kryesore për mosthirrjen e seancave.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës- KDI ka thënë se pas inaugurimit të Hashim Thaçit në krye të shtetit është vërejtur një relaksim më i madh sidomos nga PDK-ja për të mos u nxituar me thirrje të seancave.

Megjithëse të përçara, partitë opozitare vazhdojnë ta kontestojnë legjitimitetin e legjislaturës së pestë, por refuzojnë të heqin dorë nga pagat e Kuvendit, përmes braktisjes së mandateve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...