30 Nëntor 2015 - 18:05
Remi, konfirmimin për dorëzim të mandatit e ka bërë përmes faqes së tij në Facebook, duke thënë se ndjen obligim zyrtar për veprimin e marrë.
Ai këtë e ka bërë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e shkallës së parë, ku ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit është dënuar me 4 vjet burg për krime lufte.
LEXOJENI EDHE KËTË
Deputeti i PDK-së Latif Gashi lë mandatin pas dënimit me 6 vjet burgim
Në vijim postimi i tij i plotë:
Normalizimi i shtetit - s'ka alternativë.
Duhet të mundohemi fortë për të ndërtuar kulturë tek qytetarët që kujdesin ndaj shefit(individit), ta shëndrrojmë në kulturë kujdesi ndaj shtetit.
Zyrtarët e shtetit, jo vetëm që duhet, por edhe kanë obligim kushtetues të jenë besnik të ligjeve dhe interesave shtetërore.
Akoma ka mbetur pengë kujdesi i dëshirave individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale.
Na duhet besim në institucione tona, dhe politikat që mundë ti ndërtojmë.
PS...Unë respektoj vendimet institucionale gjygjësore, e kam deklaruar se na duhet ndjeshmeri ndaj rendit, ligjit shumë herë.
Sot ndjeva obligimin zyrtar dhe e dorzova mandatin e deputetit.
Unë besoj në Shtetin tonë...
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...