23 Nëntor 2015 - 08:12
Të nesërmen në mëngjes forcat e policisë speciale janë vënë në aksion duke bastisur shtëpitë e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit nga “Vetëvendosja”, si dhe të Donika Kadaj Bujupit nga AAK-ja. Tre të parët nuk kanë qenë në shtëpitë e tyre, ndërsa deputetja e AAK-së, Kadaj-Bujupi, është arrestuar, edhe pse ftesa që i është dërguar për t’u paraqitur në polici ka pasur afat edhe një javë, deri më 24 nëntor.
Rastin ka qenë duke e hetuar prokurorja Fikrije Krasniqi, ndërsa të martën, më 17 nëntor, ai i është transferuar me urgjencë prokurorit Feti Tunuzliut, pasi prokurorja Krasniqi ishte nisur në një udhëtim zyrtar.
Arrestimi i deputetëve është cilësuar nga njohësi i çështjeve juridike, italiani Andreas Capusseal, si jokushtetues dhe politik, i cili, sipas tij, mund të hapë rrugë për arrestime të tjera.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...