Foto: Koha

Raport i KTV-së mbi kërkimet e orëve të mbrëmjes për tre deputetët e VV-së [video]

19 Nëntor 2015 - 23:11      

Në disa lokacione, Policia e Kosovës po vazhdon t’i kërkojë ish-kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, dhe dy deputetët e kësaj partie, Albulena Haxhiun e Faton Topallin, raporton KTV.

Aty ku nuk e gjetën të mërkurën, në banesën personale të Albin Kurtit, Policia dyshoi se deputetin do të mund ta gjente te banesa e prindërve të tij, në lagjen Aktash.

Por, pas një kontrolli, të cilin vetë babai i Kurtit ia konfirmoi KTV-së, nga aty policia u kthye pa Kurtin.

Për dallim nga kontrollimi i kësaj banese, deputetes Albulena Haxhiu iu bastis banesa. Bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi postoi në Facebook-un e tij derën e rregulluar me një flamur kombëtar të ngjitur, mbi të cilën kishte shkruar: “paramilitarët i pret flamuri kuqezi”.

“Si në Regjimin e Millosheviçit, ashtu edhe tani në diktaturën e Hashimisës çdo goditje veç sa na bën më të fortë. Sot u rikthyem në banesën tonë të demoluar nga njësia SS dhe gestapoja e pushtetit. Miqtë dhe dashamirët janë të mirëseardhur . Paramilitarët me maska i pret flamuri. Drynin do t’jua kthej në ndonjërën nga protestat e radhës”, ka shkruar Krasniqi.

Në kërkim është edhe deputeti Faton Topalli, por për të flitet se momentalisht gjendet në Zvicër, i cili ka edhe pasaportën e këtij shteti, përcjell koha.net.

Vetë policia thotë se bazuar në mandatin ligjor që posedon do ta vazhdojë realizimin e fletarrestimeve të lëshuara nga Gjykata Themelore.

Vetëvendosje për të gjitha këto kontrolle të Policisë ka thënë se “Qeveria nuk po guxon të përballet me Serbinë, e bastis shtëpitë e deputetëve.

“Bastisjet e shtëpive të deputetëve dhe familjarëve të tyre, do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe do ta rrisin vendosmërinë e opozitës në rezistencën e saj kundër shtetit policor që është vënë totalisht në funksion të mbrojtjes së ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

Raport i KTV-së mbi kërkimet e orëve të mbrëmjes për tre deputetët e VV-së

Posted by Koha.net on Thursday, 19 November 2015
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...