1 Maj 2014 - 19:43
“Fuqia jonë negociuese është më e madhe në Ballkan. Sot jemi një anëtar i NATO-s dhe kjo do të thotë që është bërë praktikisht e pamundur që Shqipëria të kërcënohet në territorin e saj. Jemi në një tavolinë me një superioritet moral dhe sigurisht edhe ushtarak në këtë situatë. Ndaj gjykoj që mbi këtë realitet të ri duhet të avancojmë këtë marrëdhënie”, ka thënë Veliaj, kur ka folur për raportin e shqiptarëve me shtetin serb.
Kur ka folur për vizitën e paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama në Begorad, ministri Veliaj ka thënë se ndryshimi i qëndrimit të Serbisë nuk varet më shumë nga vendimet politike, por edhe nga realiteti që kemi sot në Ballkan.
“Sot realiteti i Kosovës është i pakthyeshëm. Sot realiteti i forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan politikisht dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me statusin e pritshëm ‘kandidat’ është i pakthyeshëm. Fakti që kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, të Shqipërisë ishin bashkë në Londër për të folur në konferencën e BERZH-it për ekonominë, për zhvillimin e ekonomisë, për marrëdhënie tregtare dhe jo për luftë e për paqe, do të thotë që de facto ne jemi në një fazë të re. Unë gjykoj që është vetëm çështje kohe derisa Serbia të pranojë këtë realitet të ri”, ka thënë Veliaj në një intervistë për Radio Kosovën.
“Me gjasë edhe Greqia, Rumania, Sllovakia me shenjat që kanë dhënë, janë gati të pranojnë këtë realitet të ri për njohjen e Kosovës. Gjykoj që nuk është çështja “a do të ndodhë”, por “kur do të ndodhë”. Dhe, besoj që për të afruat këtë kohë dhe për të hequr këto barriera le të themi paragjykimesh me njeri-tjetrin, ndaj e vlerësoj historike vizitën e kryeministrit”, ka thënë ai.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...