Foto: Koha

Mustafa vazhdon të mbrojë AKS-në, Thaçi fajëson opozitën për UNESCO [video]

12 Nëntor 2015 - 19:03      

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, vazhdon ta mbrojë marrëveshjen e nënshkruar më 25 gusht me Vuçiqin në Bruksel.

Për marrëveshjen që ka vënë inicialet e tij thotë se nuk e konsideron të suspenduar, e as nuk e vë në dyshim atë, raporton KTV.

Thotë se veprimin e njëjtë sikurse presidentja, që e dërgoi atë për interpretim në kushtetuese, do ta bënte edhe qeveria.

Ka folur edhe për raportin e progresit, duke thënë se prezanton situatën reale dhe arritjen në shumë fusha, duke veçuar votimin e Gjykatës Speciale dhe progresin në bisedimet me Serbinë.

Ndërkohë, zëvendësi i Mustafës, Hashim Thaçi, për dështimin e Kosovës në UNESCO, sa i hedh faj Serbisë aq faj i hedh edhe opozitës në Kosovë. Thotë se më shumë kohë gjatë lobimit ka humbur duke folur për dhunën e gazin lotsjellës të opozitës sesa duke promovuar vlerat e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...