Në Preshevë, brenda 48, orëve 8 mijë refugjatë

12 Nëntor 2015 - 13:57      

Rreth 8,000 refugjatë kanë arritur në qendrën e pranimit në Preshevë në jug të Serbisë nga Miratovci në kufi me Maqedoninë në 48 orët e fundit.

Shifrat i ka konfirmuar koordinatori i Zyrës për të Rinjtë në Preshevë, Valon Arifi.

Të alarmuar me faktin se Serbia do të vendos mure kufitare në kufirin me Greqinë, refugjatët janë duke ardhur me nguti drejt Evropës me trena, autobusë, vetura dhe taksi, i ka thënë Arifi “Tanjug”-ut.

Ai ka theksuar se rreth 10,000 refugjatë kanë kaluar nëpër Miratovc dhe janë regjistruar atje gjatë 24 orëve të fundit pas protestave në Greqia.

“Pasi është paralajmëruar një protestë në Greqi për të premten, presim një fluks më të ulët refugjatësh në tre ditët e ardhshme, pas së cilës vala e refugjatëve pritet të ngritët në një total prej 20,000 njerëzve”, ka thënë Arifi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...