200 mijë firma në peticionin e opozitës, nënshkrimi vazhdon edhe një muaj [video]

20 Tetor 2015 - 19:08      

Peticioni i nisur nga opozita do të vazhdojë të nënshkruhet edhe për së paku një muaj, raporton KTV.

Vazhdimi i nënshkrimit do të bëhet, pasi, sipas aktivistëve opozitarë, ka ende interesim për të nënshkruar kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Tashmë kanë arritur rreth 200 mijë nënshkrime, ndërkaq kanë paralajmëruar se mbledhja e nënshkrimeve në terren, por edhe në pika në qytetet e Kosovës, pritet të vazhdojë edhe për së paku 1 muaj.

Qytetarët janë të ndarë nëse opozita mund të thirret në nënshkrimet e tyre edhe kur proteston në Kuvend, si në rastet e fundit.

Për shoqërinë civile, argumenti i vetëm i opozitës për përkrahjen që kanë janë votat e zgjedhjeve të kaluara nacionale.

Nuk është e qartë nëse do të dorëzohet ndonjëherë në Kuvend ky peticion. Partitë opozitare vazhdimisht kanë deklaruar se kjo nismë ka filluar më shumë për të treguar vullnetin e qytetarëve kundër këtyre dy marrëveshjeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...