8 Tetor 2015 - 07:19
Në dokument ata kanë numëruar një varg arsyesh pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij mekanizmi. Letrës në mirëbesim i është bashkëngjitur edhe një raport mbi trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë, autor i të cilit është ish-shefi i Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Dimitris Moschopoulos, një kohë i ngarkuar i BE-së për çështje të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, tani këshilltar i jashtëm Qeverisë së Kosovës për trashëgimi fetare dhe kulturore.
Në letrën e nënshkruar nga presidentja Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, krerët e vendit kanë dhënë zotime se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i marrë përsipër obligimet që dalin nga aneksi numër pesë i Planit të Ahtisarit, i cili Kishës serbe i siguron mbrojtje kushtetuese të identitetit, pronës dhe lidhje speciale me Serbinë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...