29 Shtator 2015 - 18:41
Kjo për faktin se shumë familje nuk i kanë lajmëruar vdekjet e familjarëve të tyre dhe kanë vazhduar të pranojnë pagesat e pensioneve.
Sipas Abrashit, kjo gjë i ka kushtuar buxhetit të Kosovës së paku 1 milion euro në vit, ndërsa ka theksuar se ngritja e kapaciteteve të administratës pensionale, kursimet dhe reformat ligjore, hapin rrugë për ngritje të pensioneve dhe negociim të marrëveshjeve pensionale.
“Kohë më parë arritëm një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të sigurimit dhe shkëmbimin e informacioneve në mes të dy ministrive, për rastet e lajmërimit dhe konfirmimit të vdekjes së pensionistëve, me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të gjitha pengesave dhe problemeve të mundshme për rastet kur keqpërdoren pagesat e pensioneve.
Këtë muaj kemi filluar të bëjmë krahasimin e listave te pensioneve me regjistrat e gjendjes civile të MPB-së, përkatësisht, Agjencisë së Regjistrimit Civil. Vetëm në punën fillestare kemi identifikuar 710 raste dhe indikacionet tjera japin shenja për një kursim prej së paku 1 milion euro në vit, vetëm me këtë marrëveshje”, ka thënë Abrashi, raporton Koha.net.
“Ngritja e kapaciteteve të administratës pensionale, kursimet dhe reformat cilat do t’i shpalosim këtë muaj, hapin rrugë për ngritje të ndjeshme të pensioneve kontributive, fillimin e implementimit të dy skemave të reja pensionale, skemës së pensionit familjar dhe invalidor dhe forcojnë kredibilitetin tonë në raport me marrëveshjet eventuale ndërkombëtare në fushën e pensioneve”, ka përfunduar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...