AP për krimet serbe në Kosovë dhe dënimin e “Kohës Ditore” për urrejtje nacionale [video]

28 Shtator 2015 - 10:27      

“Associated Press” ka publikuar pamje nga lufta e Kosovës, në prag të sulmeve ajrore të NATO-s, si dhe ikjen masive të shqiptarëve nga trojet e tyre, duke përfshirë këtu edhe akuzën që autoritet serbe kishin bërë ndaj gazetës Koha Ditore për “urrejtje nacionale”.

“Associated Press” kishte raportuar për luftimet dhe shkatërrimet që po bënte Serbia në Kosovë, duke shkruar për refuzimin që bënte ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq ndaj kërcënimeve të Forcave Ajrore të NATO-s.

Në videon e publikuar shihen gazetarët e Koha Ditore, duke punuar në zyrën e tyre, si dhe disa nga titujt që në atë kohë ishin botuar, transmeton Koha.net.

Disa nga titujt e gazetës në atë kohë ishin: “Serbia do të bombardohet pa pauza”, Biden: “Mendoj se së shpejti do të bombardojmë”, “Tashti Kosova mirëpret dhe pret vendosjen e trupave të NATO-s”, Thaçi: “Kjo që po ndodh në Kosovë është gjenocid”.

Redaktorët e gazetës Koha Ditore, që kanë shkruar dhe botuar për krimet serbe në Kosovë, ishin urdhëruar që të paraqiten në gjykatë nga ana e autoriteteve serbe, të cilët akuzonin atë për përhapje të urrejtjes.

Në pronësi të Veton Surroit, gazeta është dashur që të paguaj një dënim prej 100 mijë dollarë amerikanë.

Ky veprim kundër mediave shqiptare në Kosovë ishte pjesë e sulmeve të mëdha nga forcat serbe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...