7 Shtator 2015 - 19:19
Ai, së bashku me kampanjën “Drejtësia dhe Qytetarët,” ka bërë padi civile ndaj Republikës së Kosovës dhe Policisë, si shkelëse të të drejtave të gazetarit, raporton KTV.
Rasti ka të bëjë me dhunën që polici Faruk Ibrahimi kishte ushtruar ndaj fotoreporterit, i cili, pas kësaj, ishte alivanosur.
Të hënën, janë mbajtur fjalët përfundimtare në këtë rast.
Në rastin tjetër penal, që tashmë ka përfunduar, polici Faruk Ibrahimi është dënuar me 120 ditë burgim.
Në rastin civil, pala e dëmtuar po kërkon kompensim për dëmin fizik e psikologjik.
Raste që gazetarët fyhen e pengohen në punën e tyre nga zyrtarë të shtetit janë të shpeshta, transmeton Koha.net.
Së fundmi, togeri i Policisë së Kosovës, Qamil Behrami ka penguar gazetarët në punën e tyre dhe i ka fyer, derisa pa penguar po përcillnin një aktivitet në kryeqytet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...