1 Shtator 2015 - 18:01
Si shumica e videove tjera propagandistike të organizatës terroriste, Shteti Islamik, videoja e publikuar të hënën ka produksion të shkëlqyeshëm, raporton KTV.
E këtë herë ISIS-i ka reklamuar monedhën e re të cilën filloi ta prodhonte. Fytyra promovuese e reklamës është xhihadisti kosovar, Lavdrim Muahxheri.
Muhaxheri, i cili ka vite që i është bashkuar ISIS-it dhe që njihet për mizoritë e tij, tashmë është promovuar nga ISIS si njeriu i imazhit, derisa në video qytetarëve të Mosulit ua paraqiste monedhën e re.
Muhaxheri kishte shkaktuar neveri korrikun e vitit të shkuar kur postoi disa fotografi në Facebook, ku shihej duke i hequr kokën një njeriu.
E dramatizuar nga pjesë të filmave holivudian të luftës, në video ISIS-i akuzon SHBA-në për konfiskimin e pasurisë së vërtetë amerikane përmes dekretit ekzekutiv, me prezantimin e Aktit për Rezervat e Arta nga viti 1934.
Por pavarësisht glorifikimit që i kanë bërë monedhës, ISIS-i vazhdon të paguajë xhihadistët e vet me dollarë.
Për më tepër, kompania amerikane “Bloomberg”, thotë se monedha nuk ka asnjë gjasë të tregtohet jashtë territorit të kontrolluar nga grupi militant dhe promovimi i saj është më shumë fushatë propagandistike.
Dinari i artë i ISIS-it ka 21-karatë dhe me peshën prej 4.25 gramësh është i barabartë me 139 dollarë amerikanë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...