21 Prill 2014 - 15:21
Të dy, diskutuan edhe për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, posaçërisht për vendosjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova krahas konsolidimit të shtetësisë së saj në skenën ndërkombëtare është përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që do të ndihmojnë përparimin dhe vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.
Ajo tha se Kosova ka krijuar një klimë të mirë të biznesit dhe tha se Kosova ofron potencial të madh për invesitime në fusha të ndryshme, posaçërisht në sektorin e energjisë, të bujqësisë, në miniera dhe në industrinë e tekstilit.
Presidentja Jahjaga i bëri ftesë Sheikut Mohammed Bin Zayed Al Nahyan që ekipi i ekspertëve të Emirateve të Bashkuara Arabe të vizitojë Kosovën për t’u njohur më mirë me mundësitë, kapacitetet dhe potencialin njerëzor dhe natyror që Kosova ka.
Në anën tjetër, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për nderin dhe respektin e treguar, Princi i Kurorës Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin në fusha të tjera të interesit.
Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan shfaqi interesimin për mundësitë, potencialin dhe kapacitetet që Kosova ofron për investime të huaja dhe shprehu gatishmërinë për të vlerësuar mundësitë e ndihmës përmes projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...