Hyseni: Radikalizmi fetar është në kundërshtim me ajetet kuranore

19 Gusht 2015 - 14:57      

Malishevë, 19 gusht - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Skënder Hyseni, në kuadër të turneut të tij nëpër komunat e Republikës së Kosovës, sot ka vizituar Malishevën, ku është takuar me kryetarin e Komunës, z.Ragip Begaj dhe me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Sipas njoftimit për medie bëhet e ditur se ata biseduan për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Fillimisht, ryetari i Malishevës, z.Ragip Begaj, duke folur për sigurinë në territorin e Komunës së Malishevës, tha se “Malisheva, vazhdon të mbajë primatin e komunës më të sigurt në vend dhe ne synojmë që ta ruajmë këtë. Kjo është rezultat i vetëdijes së lartë tek qytetarët e Komunës së Malishevës dhe bashkëpunimit të mirë me organet e rendit”.

Më pas, ministri Hyseni, tha se “qëllimi i kësaj vizite është trajtimi i temës së ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, sidomos atij fetar, ku ne si shtet i ri që jemi, duhet ta luftojmë këtë dukuri, por pa u shndërruar në dukuri, ne duhet ta parandalojmë dhe këtë më së miri e bëni ju anëtarët e KKSB-ve, përmes takimeve dhe ligjëratave që keni mundësi të bëni me qytetarët”.

“Dukuria e shkuarjes në luftime të huaja, në emër të islamit, është gabimi më i madh që bëhet, pasi dhuna, vrasjet dhe ajo luftë që bëhet, është në kundërshtim me ajetet e Kuranit dhe është keqpërdorim i fesë islame, pasi të qenit islam, nënkupton të jesh në paqe, ndërsa luftërat si në Siri dhe vende tjera, janë të pakuptimta”, tha ministri Hyseni.

Ai më pas foli edhe për angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin dhe parandalimin e kësaj dukuri, ku sipas ministrit Hyseni, “Policia e Kosovës, është duke e kryer punën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa do të jetë e pa kompromis në luftimin e dhunës, ekstremizmit dhe radikalizmit, të të gjitha formave”.

Edhe anëtarët e KKSB-së në Malishevë, shprehën qëndrimin e tyre rreth kësaj teme, e në veçanti krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë, ku sipas tyre “imamët dhe predikuesit fetar në Malishevë, çdo ditë dhe në çdo rast, mbajnë ligjërata dhe shpjegojnë për islamin dhe kundër dukurive të këtilla”, përderisa e vlerësuan të mirë gjendjen në Malishevë, pasi kjo dukuri nuk është shumë e shprehur.

Pas kësaj teme, duke trajtuar çështje të ndryshme të sigurisë së përgjithshme në Malishevë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Ahmet Morina, shprehi shqetësimin e tij, për trajtim jo të duhur nga ana e departamentit të emergjencave, në raport me Komunën e Malishevës, ku sipas drejtorit Morina, “nga ky departament, Malisheva është e lënë anash”.

Përndryshe, ministri Hyseni, në këtë takim, duke ju drejtuar kryetarit Begaj dhe anëtarëve të KKSB-së, tha se “ministria që ai drejton, me seriozitetin do ti marr të gjitha kërkesat e Komunës së Malishevës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...