Hyseni: Rreth 100 kosovarë përkrah ISIS-it, Kosova s’është cak

11 Gusht 2015 - 15:11      

Kosova nuk është imune ndaj akteve terroriste, ndërkaq numri i përafërt i kosovarëve që marrin pjesë në luftëra përkrah ISIS-it, është 100, derisa të vrarë janë 40.

Kjo është deklarata që ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, në një konferencë me gazetarët sot, i cili shtoi se kjo është edhe arsyeja e veprimeve të institucioneve kosovare, që po bëhen, në kontestin e parandalimit, transmeton KTV.

“Kosova është vend i origjinës i luftëtarëve të huaj dhe atë në bazë të statistikave për kokë banori kjo çështje është shumë serioze dhe për këtë arsye jemi duke u marrë seriozisht me këtë problematikë. Jetojmë në kohën e një ekstremizmi që shpërfaqet në të gjithë botën dhe Kosova nuk mund të jetë imune ndaj kësaj të keqeje. Por nuk kemi informata kredibile për ndonjë rrezik imanent, megjithatë Kosova sillet sikur të ketë informata në mënyrë që të mos zihemi në befasi”, ka thënë ai.

Hyseni ka lavdëruar edhe angazhimet e policisë së Kosovës që sipas tij kanë bërë që të ketë rënie të ndjeshme të krimit të përgjithshme në Kosovë dhe këto veprime kanë shënuar një shkallë të kënaqshme të parandalimit të krimi.

“Në shtatorë presim vlerësim pozitiv për udhërrëfyesin për vizat dhe kjo do ta nxjerrtë Kosovën nga izolimi i padrejtë dhe i pamerituar”,ka theksuar Ministri.

Por Hyseni ka pranuar se sfidë për Kosovën mbetet luftimi i trafikimit me qenie njerëzore dhe i drogës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...