Krimet jashtë raportit të Martyt, t’i gjykojë Kosova

10 Gusht 2015 - 07:15      

Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë t’i gjykojë edhe vetë krimet e luftës, të cilat nuk do të mund t’i trajtojë Gjykata Speciale për shkak të kufizimit të periudhës kohore, kanë thënë analistë ndërkombëtarë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata Speciale do të ketë juridiksion mbi krimet që pretendohet se i kanë kryer drejtues të UÇK-së gjatë viteve 1998-2000, të cilat gjenden në Raportin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori Dick Marty.

James Ker-Lindsay, hulumtues i lartë në Shkollën për Shkenca Politike dhe Ekonomi (LSE), ka thënë se Kosova duhet ta ndjekë shembullin e fqinjëve, duke trajtuar krimet brenda sistemit të vet gjyqësor.

“Siç e kemi parë në të gjithë ish-Jugosllavinë, ndërsa figura të larta të akuzuara për kryerjen e shumë të këqijave e krimeve të luftës, janë gjykuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës - ka pasur edhe gjyqe për krimet e luftës brenda Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë”, ka thënë Lindsay. “Çdokush pret që kjo përfundimisht do të ndodhë edhe në Kosovë”. Edhe pse EULEX-i është i angazhuar në disa hetime, sipas Lindsay, shumë pak gjykime janë bërë deri tani. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...