24 Korrik 2015 - 07:03
E pikërisht kjo lëndë është ajo për të cilën prokurorja speciale, Drita Hajdari, pretendon se Salih Mekaj kishte negociuar marrëveshje prej 20 mijë eurosh për ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës penale ndaj Deçanit, si dhe lirimin e tij nga paraburgimi.
Mbi bazën e këtyre dyshimeve, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vehbi Kashtanjeva, mori vendimin për t’ia caktuar masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e pasaportës dy të pandehurve, përkatësisht Salih Mekajt dhe Vlora Goranit. Kjo e fundit është gruaja e të dyshuarit Fahri Deçani.
Gjetja e këtyre shkresave e që pritet të përdoren si provë kundër Mekajt nuk e ka mohuar as Prokuroria e Shtetit.
“Ju informoj se në këtë fazë hetimore Prokuroria nuk mund t’i bëjë publike informatat shtesë lidhur me këtë rast”, ka thënë zëdhënësja Liridona Kozmaqi.
Mbrojtësi i Mekajt, avokati Destan Rukiqi, ka arsyetuar këtë gjetje duke thënë se ajo nuk tregon se klienti i tij është fajtor apo jo. Kur Rukiqi u pyet se si ka mundësi që këto shkresa ishin gjetur në zyrën e Mekajt, pavarësisht se bëhet fjalë për një lëndë, procedura penale e së cilës ende është në fazën e hetimit, ai tha se Mekajt iu desh aktgjykimi për paraburgimin e Fahri Deçanit për përgatitjen e Buletinit të Gjykatës së Apelit.
(Kush kërkoi suspendimin e menjëhershëm të Mekajt? Çfarë kishin biseduar Mekaj dhe gjykatësja Muhaxhiri në një kafiteri në Prishtinë? Cila është shkalla e korrupsionit në Kosovë, këto dhe gjëra të tjera lexoni më gjerësisht sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...