21 Korrik 2015 - 14:32
Mustafa pas takimit që ka pasur me Baroneshën Joyce Anelay, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Specialen.
Koha kur do të miratohet a keni biseduar a mund të shtyhet për sesionin vjeshtor, ka pyetur ajo. Britanikja ka thënë t’ia ketë bërë të qartë edhe kryeministrit, sikurse presidentes Jahjaga që Kosova duhet ta themelojë Gjykatën Speciale sa më shpejtë që është e mundur.
“Nuk kemi biseduar në lidhje me kohën, por ka rëndësi themelore që këtë proces ta çojmë para sa më shpejtë. Vlerësimi ynë është të bëhet sa më shpejt. Po punohet me deputetë dhe ne do të shkojmë në Kuvend në momentin kur t’i sigurojmë votat”, ka thënë kryeministri Mustafa.
“Ashtu siç e tha Baronesha kjo do të jetë fitore edhe e Parlamentit, edhe e Qeverisë, por edhe fitore e Kosovës, sepse ne përmbushim njërin prej detyrimeve jo vetëm të marrë me këmbimin e letrës mes Presidentes dhe Baroneshës Ashton, por edhe zbardhjen e drejtësisë, guximit dhe përkushtimit tonë që ta zbardhim drejtësinë”, ka shtuar Mustafa.
Përvec Mustafës, Baronesha Anelay ka takuar edhe presidenten Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Me të gjithë temë diskutimi ka qenë rëndësia e themelimit të Gjykatës Speciale.
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Baronesha Anelay do të ketë një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës, si dhe do të vizitojë organizatat joqeveritare të grave në Drenas dhe në Gjakovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...