20 Korrik 2015 - 09:56
Poashtu, në kuadër të kësaj konference u zhvillua një takim në Kancelarinë Federale me Dr. Christoph Heusgen, Këshilltar i Lartë për Politikë të Jashtme i Kancelares gjermane Angela Merkel.
Në këtë konferencë, Kosova u përfaqësua nga Prof. Dr. Nexhat Daci, Akademia e Shkencave të Kosovës, Prof. Dr. Fetah Podvorica, Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.
Konferenca është vlerësuar si një nga nismat më të rëndësishme për bashkëpunimin në kërkimin shkencor në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesit e Kosovës në këtë konferencë kanë propozuar krijimin e një bordi drejtues (Stearing Committee), i cili do të kishte rol këshillues dhe i cili do të kishte për qëllim bashkërendimin e punës dhe koordinimin mes institucioneve të ndryshme. Propozimi i palës kosovare, u mirëprit dhe u vlerësua lartë.
Konferenca e Parë Shkencore është një vazhdimësi e 'Procesit të Berlinit' që filloi në gusht 2014 nga Kancelarja gjermane Angela Merkel.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...