7 Korrik 2015 - 07:15
Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zveçani e Zubin-Potoku marrin fonde nga buxheti i shtetit, ndonëse mbajnë lidhje të forta me Serbinë dhe ia kontestojnë shtetësinë Kosovës. Në fund të 2013-s, përfaqësues të këtyre komunave janë vënë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve që ka organizuar Kosova. Por akoma refuzojnë të punojnë me ligje të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Raportet për Zveçanin dhe Leposaviqin evidencojnë të dhënën se këto komuna nuk kanë një rregullore të azhurnuar për inkasimin e të hyrave, përkatësisht për taksa dhe tarifa. Aty tregohet se mbledhja e të hyrave edhe më tej bëhet në bazë të një rregulloreje të skaduar të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Kosova ka zëvendësuar rregulloret e këtij misioni me ligje të nxjerra në Kuvend... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...