3 Korrik 2015 - 15:04
Ky titull që është i treti me radhë që e jep ky institucion, kësaj radhe iu nda ambasadorit Bosch dhe punës së tij në përfaqësim të denjë të Mbretërisë së Holandës në përkrahjen e ofruar institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës në rrugën e saj për zhvillim dhe ndërtim politik.
Sipas rektorit të AAB-së, propozimi për laurimin e ambasadorit Bosch erdhi nga studentët dhe profesorët e Fakultetit të Administratës Publike, departamentit të Shkencave Politikë, fakultet ky në të cilin kanë mbajt ligjerata speciale, pothuajse të gjithë ambasadorët në vendin tonë.
"Sot kur e nderojmë ambasadorin Bosch, përmes tij dëshirojmë ta nderojmë dhe falënderojmë të gjithë korin diplomatik të akredituar në vendin tonë. Po ashtu, dëshirojmë që t'i nderojmë vendet tuaja dhe popujt, që ju shkëlqesi ambasador u përfaqësoni. Ju falënderojmë për kontributin që keni dhënà « dikur për lirinë e Kosovës, kurse sot për përkrahjen tuaj në rrugën tonë të kahershme drejt Integrimeve Evropiane", tha Tafa.
Përveç këtij çmimi, Kolegji AAB, gjatë vitit ndan edhe çmime të tjera, si çmimi për letërsi, sport etj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...