28 Maj 2015 - 09:49
Protestuesit që prej orës 08:00 të mëngjesit kishin bllokuar rrugën, kanë vendosur që ta lirojnë atë pas më shumë se dy orësh bllokim.
“Drenica” bllokon magjistralen Drenas - Prishtinë [foto]
Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, për dënimin e Sami Lushtakut, Sylejman Selimit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, mijëra qytetarë të Skenderajt, që nga ora 8 e mëngjesit kanë filluar një protestë në rrugët e Skenderajt, raporton KTV.
Qytetarët në duar mbanin pankarta ku bëhej thirrje kundër dënimit të ish komandantëve dhe kundër EULEX-it.
Qytetarët kanë bërë thirrje kundër dënimeve të padrejta që u bënë nga Gjykata në Mitrovicë.
Protesta e sotme është organizuar nga Shoqata e dala nga lufta dhe punëtorët e administratës komunale, të cilës i janë bashkuar edhe shumë qytetarë. Protesta ka pasur edhe në Drenas.
Qytetarët e kësaj komuna në shenjë proteste ndaj vendimit t gjykatës kanë bllokuar edhe rrugët që të dërgojnë në qytezë çka ka bërë që të krijohen edhe kolona të gjata në rrugë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...