26 Maj 2015 - 07:09
Plani ishte të liroheshin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë. Të burgosurit - B.K. e B.B. - janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshirë dhe vrasje. Kështu thuhet në dokumente të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe të Policisë së Kosovës, të siguruara nga gazeta.
Detajet e këtij komploti të cilësuar si “sulm kundër rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës” dhe “mundësim i arratisjes së personave të dënuar” janë zbuluar gjatë vëzhgimit dhe përgjimit që u kishin bërë Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës, për shkak të dyshimeve se takoheshin me të dyshuar për lidhje me islamikë radikalë. Hetimet kishin nisur në vitin 2013.
E, gjatë kësaj kohe është zbuluar se po planifikoheshin incidente të armatosura në Maqedoni. Plani nuk ishte që të shkaktonin viktima, por incidente të ngjashme me atë në Gushincë të Kumanovës.
Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia kanë siguruar dëshmi se katër persona nga grupi i Kumanovës – tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë - kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërinteligjencë të Maqedonisë (Direkcija za Bezbednost i Kontrarazuznavanje - DBK).
(Më gjerësisht lexoni sot në vazhdimin e parë në shkrimet e Koha Ditore për ngjarjet dhe aktorët e saj në Kumanovë)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...