Zyra e Luginës së Preshevës me koordinator të ri

27 Prill 2015 - 14:01      

Ushtruesi i detyrës së koordinatorit të zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Kushtrim Kadriu sot ka bërë dorëzimin e detyrës tek koordinatori Ibrahim Maliqi, i cili ka pranuar material voluminoz me kërkesat e qytetarëve të kësaj pjese të Luginës së Preshevës, të cilët ballafaqohen kryesisht me mungesën e dokumenteve të shtetësisë së Kosovës, por edhe probleme të tjera sikur gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, njofton kumtesa komunale.

Me këtë rast Kadriu që deri më tani ka punuar në këtë zyrë si U.D., ka thënë se për këtë periudhë të hapjes së kësaj zyre me shumë rëndësi, kanë pranuar mbi 400 kërkesa nga banorët e malësisë.

“Kemi mbi 400 kërkesa të pranuara për çështje të ndryshme, por më të spikaturat janë ato për zgjidhje të problemit me dokumentacion. Ende edhe për më shumë se 15 vjet të qëndrimit në Gjilan banorët e asaj ane përkundër që kanë krijuar pasuri, kanë kryer shkollimin këtu dhe aktivitete të tjera një pjesë e madhe janë ende pa shtetësi të Republikës së Kosovës”, tha ai duke shpresuar që në të ardhmen kjo problematikë ti mbetet të kaluarës.

Ndërsa Ibrahim Maliqi, tashmë koordinator i zyrës ka thënë se është i vendosur që të jetë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit që janë me prejardhje nga Lugina e Preshevës, për t’u dalë në ndihmë në çfarëdo mënyre qoftë.

“Nga sot e tutje, jam i përkushtuar që të vazhdoj me punë në këtë zyrë dhe të sjellim rezultate bashkërisht. Falë mbështetjes së Komunës së Gjilanit, është hapur kjo zyrë, për çka jemi të kënaqur edhe më hapësirën por edhe me mbështetjen e sinqertë që ka ardhur nga kryetari i komunës Lutfi Haziri”, ka thënë ai.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...