24 Prill 2015 - 23:00
Në këtë takim, ministri Murati shpalosi objektivat e MeD-së dhe foli për punët e deritanishme të kabinetit të tij, që nga marrja e detyrës si Ministër i Diasporës.
Gjithashtu, ministri Murati ritheksoi se diaspora shqiptare ka luajtur një rol kyç përgjatë gjithë historisë kombëtare.
“Tani, pas përmbushjes së një numri të qëllimeve, kemi nevojë për një riorganizim të diasporës sonë në botë”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Në takim ishte i pranishëm edhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj.
Me këtë rast, ministri Murati iu përgjigj pyetjeve të shumta të bashkatdhetarëve.
Ai foli edhe për veprimet dhe planet e Qeverisë së Kosovës lidhur me investimet e mundshme të diasporës në të ardhmen, në mënyrë që të krijohet një klimë më e favorshme dhe më e sigurt për ndërmarrësi të tilla.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...