Foto: Koha

Reuters: FMN e brengosur me rritjen e pagave dhe pensioneve

1 Prill 2014 - 16:38      

Rritja e fundit e pensioneve dhe e pagave të shërbyesve publikë prej 25 për qind do të vë presion të dukshëm ndaj buxhetit të Kosovës dhe do ta dëmtojë sektorin privat në vend, i ka thënë Reuters-it një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Më 2011, FMN-ja kishte anuluar një program paraprak me Kosovën kur kryeministri Hashim Thaçi i kishte rritur pagat e sektorit publik për 50 për qind vetëm për të mbajtur premtimin gjatë fushatës parazgjedhore.

Muajin e kaluar, kabineti i Thaçit ngriti pagat për 240,000 mësues, policë, mjekë, për administratën shtetërore, pensionistët dhe për përfituesit e ndihmës sociale.

Ky veprim erdhi pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në mes të qershorit dhe shtatorit. Opozita ka akuzuar Thaçin se po e përdorë paranë publike për ta përmirësuar pozitën e tij.

“Rritja e fundit e pagave dhe pensioneve është brengosëse”, ka thënë Jose Sulemane, përfaqësues rezident për Kosovën në FMN.

“Kjo rritje do të vë presion domethënës mbi buxhetin dhe do ta dëmtojë sektorin privat. Një rritje më e moderuar në paga dhe përfitimet më pak bujare do të ishin më të përshtatshme”.

FMN dhe Kosova janë pajtuar për një rritje prej 14 për qind në paga, vetëm për administratën publike, ku janë të punësuar rreth 80,000 persona. Në marrëveshje nuk është përmendur asnjë rritje tjetër.

Kjo rritje e re e pagave dhe pensioneve do të ketë nevojë për rreth 100 milionë euro shtesë për nëntë muajt e ardhshëm të vitit 2014 dhe rreth 130 milionë euro tjera për tërë vitin e ardhshëm.

E qeveria asnjëherë nuk është deklaruar se prej nga do të vijnë këto para.

Një delegacion i FMN-së që qëndroi në Kosovë javën e kaluar, mirëpo një zyrtar qeveritar i ka thënë Reutersit se FMN-ja nuk do t’i nisë bisedimet për huadhënie të re për Kosovën para mbajtjes së zgjedhjeve.

© KOHA.net 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...