4 Mars 2015 - 11:07
Bëhet fjalë për kryeredaktorët e porsazgjedhur të RTK1 e RTK3 – Lorik Arifaj e Nadhnjim Kastrati.
Fillimisht protestën kundër zgjedhjes së tyre e paralajmëruan 12 redaktorë, por ndërkohë atyre iu bashkuan edhe tre të tjerë.
Redaktorët i kanë drejtuar kërkesë Bordit të RTK-së dhe menaxhmentit që t’i shkarkojnë dy kryeredaktorët e kontestuar. “Ne nuk pajtohemi me këtë vendim, pasi në vazhdimësi jemi përballur me presion, censurë dhe propagandë të implementuar nga këta dy individë, të cilët konsderojmë se kanë dëmtuar imazhin e RTK-së si transmetues i pavarur publik”, kanë theksuar redaktorët:
Ardita Tafallari
Arsim Halili
Blerta Foniqi
Enver Bajrami
Festim Kabashi
Lindita Azizi
Meneta ZekajNushi
Mimoza Zajmi
Rabisha Muhaxhiri
Pranvera Munishi Morina
Shkumbin Ahmetxhekaj
Valbona Ismaili Meholli.
Këtyre ndërkohë iu janë bashkuar edhe Xhymret Veliu, Donat Syla e Behxhet Begu.
“Ne redaktorët/autorët e emisioneve të Redaksisë së Aktualiteteve për shkaqe parimore dhe profesionale mbështesim kërkesat e 12 redaktorëve të Dhomës se Lajmeve të Televizionit Publik, siç edhe mbështesim ftesën e SPRTK për protestë të punëtoreve nesër në ora 12:00”, thuhet në njoftimin e këtyre të treve të publikuar në Facebook.
Për shkak të tejkalimit të procedurave, Bordi i RTK-së dje i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm, që ta shfuqizojë konkursin për Kryeredaktorë.
“Për shkak të tejkalimit të proceduarave gjatë procesit të konkursit për zgjedhjen e kryeredaktorëve, Bordi i RTK-së, në mbledhjen e vet të mbajtur më 3 mars 2015, merr vendim që të kërkojë nga Drejtori i Përgjithshëm shfuqizimin e vendimit të datës 02.03.2015 për zgjedhjen e kryeredaktorëve. Kjo kërkesë e Bordit në asnjë rast nuk ka të bëjë me emrat e kandidatëve dhe të të zgjedhurve, të cilët inkurajohen të jenë pjesë e procesit të ardhshëm për zgjedhjen e kryeredaktorëve”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...