3 Mars 2015 - 14:04
“Ju njoftojmë se nesër në orën 12:00, në oborrin e RTK-së do të zhvillohet një protestë e thirrur nga 12 redaktorë të RTK-së të cilët do të shprehin kundërshtimin për emërimin e Lorik Arifajt dhe Ngadhnjim Kastratit në pozitat e kryeredaktorëve në RTK1 dhe RTK3”, thuhet në njoftimin drejtuar kolegëve të medieve të tjera.
“Ashtu siç e kemi thënë edhe në reagimin drejtuar Bordit dhe menaxhmentit,”, vazhdon njoftimi, “ ne nuk pajtohemi me këtë vendim, pasi në vazhdimësi jemi përballur me presion, censurë dhe propagandë të implementuar nga këta dy individë, të cilët konsiderojmë se kanë dëmtuar imazhin e RTK-së si transmetues i pavarur publik.
Kërkesë e vetme është shfuqizimi i vendimit”, përfundon njoftimi i nënshkruar nga redaktorët:
Ardita Tafallari,
Arsim Halili,
Blerta Foniqi,
Enver Bajrami,
Festim Kabashi,
Lindita Azizi,
Meneta ZekajNushi,
Mimoza Zajmi,
Rabisha Muhaxhiri,
Pranvera Munishi Morina,
Shkumbin Ahmetxhekaj, dhe
Valbona Ismaili Meholli.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...