Shkrimtari austriak Handke i quan me fat tragjik serbët e Kosovës

15 Shkurt 2015 - 20:58      

Shkrimtari austriak, Peter Handke, i njohur për deklaratat dhe qëndrimet antishqiptare e proserbë, i cili ka vjellë aq kritika ndaj bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, ndodhet për vizitë disaditëshe në Kosovë, njoftojnë mediet serbe.

“Shkrimtari austriak Peter Hendke ndodhet për vizitë disaditëshe në Kosovë e Metohi, ku serbëve që kanë mbetur në Hoçë të Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e pishinës në fshat.

Donacioni është pjesë e shpërblimit “Henrik Ibzen”, që Peter Hendke e mori vjet, raporton RTS. Hendek citohet të ketë thënë se me Hoçë të Madhe dhe me serbët në Kosovë e lidh solidariteti me vuajtjet e tyre, përcjell koha.net.
“Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”, citohet të ketë thënë Hendke. Sipas medieve serbe, ai ka vizituar 13 kisha ortodokse në këtë fshat.

Hendke, që ka gruan serbe, një shkrimtar me zë, çuditërisht sikur s’ka dëgjuar, ose s’ka dashur të dëgjojë për gati 15 mijë gra, burra e fëmijë civilë të vrarë nga forcat serbe në Kosovë, as për gati një milion shqiptarë, që u detyruan të braktisin shtëpitë e vendlindjen nga dhuna serbe.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...