Infermierët kosovarë bëhen me Odë

23 Janar 2015 - 18:25      

Kuvendi i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka zgjedhur Naser Rrustemajn për kryetar.

Valbon Krasniqi, këshilltar politik i ministrit të shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se themelimi i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë dhe zgjedhja e kryetarit të saj është një hap i rëndësishëm i reformës shëndetësore.
“Tani ne duhet të punojmë bashkërisht deri të bartja e kompetencave të përcaktuara me ligj, nga MSh tek Oda, e cila do të jetë një ndihmesë e madhe për vetë Ministrinë e Shëndetësisë. Për të bërë më lehtë të realizueshme bartjen e këtyre kompetencave, MSh-ja dhe Oda duhet të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë detyrat, duke i ndarë përgjegjësit deri në finalizimin e tyre”, tha Krasniqi

Kryetari i porsazgjedhur i Odës Naser Rrustemaj, tha se do të punojë ngushtë me anëtarët e këtij Kuvendi me qëllim të fuqizimit të rolit të komunitetit të infermierisë në Kosovë, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, por edhe mbrojtjes së dinjitetit të infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Paraprakisht, për ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor për Odën e Infermierëve, një prezantim para anëtarëve të Kuvendit e ka barë Prof. Dr. Hysni Bajrami, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor për Odat e Profesionistëve Shëndetësor në Kosovë.

 

Në Kuvendin e Odës kanë marrë pjesë edhe delegacione dhe përfaqësues të Odave të Infermierëve nga Sllovenia, Polonia, Maqedonia, dhe Shqipëria.

Themelimi i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë është bërë bazuar në Ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësorë si organizata të pavarura profesionale që ushtojnë veprimtari publike, ndërsa kanë përgjegjësi për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në përgjithësi; mbrojtjen e interesave profesionale; promovimin e interesave të pacientëve; sigurimin e standardeve të larta profesionale në kujdesin shëndetësor dhe ushtrimin e shumë përgjegjësive të tjera.

© KOHA.net

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...