Edhe Deçani do shkarkimin e Jabllanoviqit

22 Janar 2015 - 17:54      

Qindra qytetarë të Deçanit kanë marrë pjesë në një demonstratë që u organizua në këtë qytezë kundër deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.

Ata me këtë rast kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa që urgjentisht të shkarkohet ky ministër i cili me deklaratën e tij nuk ka fyer vetëm nënat e Gjakovës por edhe nënat e të gjithë të zhdukurve.

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e nënave” nga Gjakova Nysrete Kumnova në fjalimin e saj ka thënë se Jabllanoviq i ka ofenduar nënat e të zhdukurve për fatin e të cilëve nuk dihet ende, por jo vetëm ato.

“Ai nuk i ofendoi vetëm nënat e Gjakovës, por u ofenduam të gjithë familjarët e të zhdukurve të Kosovës kur dihet se në luftën e fundit në Kosovë 1998-99, kriminelët e ish pushtetit serbo-malazez bënë gjenocid ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, pa kursyer fëmijët dhe gratë shtatzëna. I vranë mbi 12 mijë shqiptarë, i zhdukën mbi 6 mijë ku edhe pas 16 viteve ende nuk dihet për fatin e 1650 qytetarëve. Mbi 20 mijë femra të dhunuara dhe mbi një milion shqiptarë u shpërngulën nga Kosova nga makineria shoviniste serbo-malazeze. Andaj nga kjo protestë që po mbahet në Komunën e Deçanit dhe të gjitha protestat e mbajtura në shumë komuna të Kosovës i bëjmë thirrje kryeministrit që urgjentisht ta shkarkojë shovinistin serb Jabllanoviq”, ka thënë Kumnova, përcjell kp.

Demonstratën në Deçan e ka organizuar Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” së bashku me partitë politike të kësaj qyteze.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...