Mustafa: RTK po vazhdon të sillet si TV partiak

17 Janar 2015 - 21:27      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me, siç thotë ai, anashkalimin që RadioTelevizioni i Kosovës po i bën institucionit që ai drejton.

Mustafa thotë se ky televizion publik po vazhdon të sillet si medium partiak.

“RTK po vazhdon të sillet si medium partiak. RTK, si televizion publik dhe redaksia e këtij mediumi duhet ta di se Kosova ka institucione dhe se ato duhet trajtuar, ashtu siç i trajton ligji dhe Kushtetuta e vendit”, thotë Mustafa.

“Nuk mund të mos shpreh keqardhje për sjellje anashkaluese të këtij mediumi ndaj institucionit të Kryeministrit të vendit”, përfundoi kreu i ekzekutivit.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...