16 Janar 2015 - 08:25
Po ashtu, një aktivitet do ta organizojnë edhe shoqatat e të pagjeturve.
Aktiviteti i shoqatave të të pagjeturve do të organizohet pranë Ministrisë së Kthimit në Fushë Kosovë, dhe do të përkrahet edhe nga studentët. Protesta do të vazhdojë edhe nesër në Gjakovë, qytetarët e së cilës, Jabllanoviq i quajti “egërsira”.
Dje studentët e Universitetit të Prishtinës kanë vendosur në rrethojat e objektit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Fushë Kosovë, mbishkrimet “Kosova nuk është Metohi, nuk është Serbi, Kosova është Republikë”.
Ata kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa, shkarkimin e Jabllanoviq-it. Studentët dolën sot me një aktivitet simbolik duke vendosur edhe fotografi të gjenocidit në rrethojat e ministrisë.
Në këtë mënyrë, ata duan të ia rikujtojnë Jabllanoviq-it, masakrat që Serbia i bëri gjatë luftës së fundit në Kosovë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...