Në shqip edhe gjashtë libra për studentët e mjekësisë

21 Mars 2014 - 12:43      

Prishtinë, 21 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja ka promovuar sot librat shkencorë të kontigjentit të gjashtë (6 tituj me nga 3 vëllime), të ardhura nga Maqedonia.

“Në këtë kontigjent kemi gjashtë tituj, pas njëzetetetë titujve, të cilat janë promovuar më herët, e që gjithsej bëjnë tridhjetekatër. Kjo na bënë që të ndjehemi mirë për faktin se është ndihmë shumë e madhe për studentët dhe profesorët dhe gjithë studiuesit dhe hulumtuesit e lëmenjve të ndryshëm”, u shpreh ministri Buja.

Ministri Buja vlerësoi lartë autorët e këtyre librave, për të cilët tha se janë emrat më eminentë të kësaj shkence dhe theksoi se edhe përkthimet që janë bërë nga ekspertë të fushës, janë konsideruar si përkthime vërtetë shumë të mira.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, z. Salih Ahmeti ka falënderuar gjithë akterët të cilët kanë qenë të angazhuar në realizmin e këtij projekti. Ai bëri të ditur se deri më tani janë realizuar njëzetetetë tituj të librave, profesional dhe shkencor, të cilat iu dedikohen studentëve edhe profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë.
Këto libra shkencorë janë libra të autorëve eminent botërorë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe janë pjesë e 150 titujve (nga 1000 kopje për titull). Librat që u promovuan janë të fushës së mjekësisë.

Titujt që u promovuan sot janë: Radionkologjia klinike, Imazheria ortopedike, Diplomacia e mjedisit jetësorë, Jeta me Natyrën, Traktati i oksfordit për mjekësinë dhe Sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...