19 Mars 2014 - 09:09
Agjentët e SHISH kanë ndjekur rastin e vrasjes në Siri të shtetasit Hamit Muslija në fillimit të muajit tetor. Pikërisht gjatë kësaj kohe SHISH ka arritur të sigurojë prova që tregonin implikimin e Hysës në grupin e personave që mundësonin dërgimin e shtetasve shqiptarë në luftën e Sirisë.
Biseda që SHISH ka mundur të verë në shërbim të prokurorisë datën në 10 tetor 2013, ku në ambjentet e xhamisë së Mzezit, besimtarëve të pranishëm u bëhet me dije se “vllau” i tyre Hamit Muslija kishte rënë dëshmor në luftën e Sirisë, transmeton Shqiptarja.
Ky njoftim jepet nga Bujar Hysa, i cili deklaron se Ebu Enesi nga Lapraka kishte rënë shehid në betejat e përgjakshme siriane. Pas këtij njoftimi “imami” Hysa, u bën thirje të pranishmëve për të marrë pjesë në luftën e Sirisë dhe për të rënë dëshmorë në këtë tokë.
Përgjimi
Në relacionin informativ të SHISH dërguar në muajin tetor 2013 në prokurori tregohet një fragment i përgjimeve të agjentëve të SHISH, ku tregohet “imami” Bujar Hysa, teksa mban një fjalim para besimtarëve. Ai shprehet se: “…nga muxhahidët shqiptarë që janë në Siri, ka rënë dëshmor vëllai mysliman me emrin fetar Ebu Enesi nga Lapraka dhe është vëllai musliman Hamit Muslija. Inshalla Ebu Enesi, ka rënë shehid, e ne duhet të gëzohemi për këtë gjë, të gëzohemi për të, që Allahu ia mundësoi parajsën si shehid.
Ne duhet të mërzitemi për vetet tona që allahu nuk na e ka mundësuar shehidllikun, e inshalla ia mundëson secilit prej nesh dhe çdo myslimani të devotshëm. Kjo është ajo që duhet të na mërzisë dhe jo vdekja e atij vëllait, se ai ka marrë gradën më të lartë të allahu, shehid inshalla...”.
Trupat në Siri
Asnjërit prej personave që ka humbur jetën në Siri, nuk i është kthyer trupi në Shqipëri. Gjashtë shqiptarët që kanë humbur jetën në luftën e Sirisë, sot nuk kanë një varr.
Familjet e tyre nuk kanë asnjë informacion të saktë, lidhur me vendodhjen e trupit të njerëzve të dashur. Në disa raste, është raportuar se si pasojë e luftimit me armatim të rëndë si predha dhe raketa, trupat e viktimave janë copëtuar. Ndërsa në rastet e tjera personat që kanë humbur jetën janë varrosur në tokën siriane. Kjo për besimtarët e këtij grupi është dhe synimi i vajtjes në Siri, ku kërkohjnë të vdesin si dëshmorë.
Vrasjet
Në fund të nëntorit 2012, Anri Maliqi, 34 vjeç, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u vra duke luftuar bashkë me luftëtarë të tjerë radikalë në Siri. Ka lënë jetimë 3 fëmijët, ndërkohë që familja përpiqet të fshehë rrethanat sesi vdiq.
Disa muaj më vonë, u vra gjithashtu duke luftuar në radhët e një grupi ekstremist, Ermal Xhelo, i njohur edhe me emrin Ebu Umer, pjesë e grupit ekstremist të njohur si “Jibhat al-Nur”, që vepron në rrethinat e Alepos në Siri.
Bledar Hamza 28 vjeç nga zona e Pogradecit, që njihet në Siri me emrin Edu Samed, është vrarë më 28 janar, gjatë luftimeve atje. Në dhjetor 20013 është vrarë Abu Amar dhe më pas vrasjet kanë vijuar me Diamant Rashën.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...