Vetëm 5 dënime për shkeljen e Ligjit për Kontrollin e Duhanit [video]

12 Nëntor 2014 - 19:23      

Ligji për kontrollin e duhanit vazhdon të shkelet në të gjitha institucionet e vendit, qofshin ato të nivelit qendror apo lokal, duke mos përjashtuar as ato shkollore e të shëndetësisë.

Nga gjetjet e hulumtimit, të realizuar për 10 ditë në 7 komunat më të mëdha, klubet e natës prijnë me shkelje në 82 % të rasteve, pasuar nga kafenetë, e madje edhe qendrat e fitnesit, raporton KTV.

Në nivel komunash Gjilani është i pari për nga shkeljet në institucione publike, komunale dhe gjykata, pasuar nga Ferizaj e Prizreni.

Deri tash në mbarë vendin janë shqiptuar vetëm 5 gjoba, derisa Inspektorati Sanitar ka dërguar 85 lëndë për shkeljet e tilla.

Kreu i Inspektoratit, Ibrahim Tërshnjaku, pavarësisht kësaj, thotë se kapacitetet e tyre janë të bollshme. Gjetjet si shqetësuese i ka vlerësuar shefi i zyrës së OBSH-së në Kosovës, Skënder Syla, që shtoi se janë të nevojshme hapat institucionalë për respektim të ligjit.

Si rekomandime të hulumtimit kanë qenë intensifikimi i inspektimeve në veçanti në sektorin e gastronomisë gjatë orëve të natës, por edhe në institucionet publike e shkollore.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...