Intensifikohen kontrollet rreth zbatimit të Ligjit për duhanin

5 Nëntor 2014 - 14:31      

Prishtinë, 5 tetor - Kryesuar nga Ministri Ferid Agani, në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i Këshillit Ndërministror për Kontrollin e Duhanit.

Në këtë takim u raportua dhe u diskutua për ecurinë gati tetëmbëdhjetë mujore të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, i cili hyri në fuqi më 22 maj të vitit 2013.

Në këtë takim u theksuar fakti se përkundër shkeljeve të ligjit nga subjekte dhe individë të ndryshëm, është inkurajues fakti që gjykatat në Kosovë kanë filluar të shqiptojnë dënimet për rastet e dërguara në gjykata nga inspektoratet dhe vetëm ditët e fundit gjykatat kanë dënuar me nga 500 euro pesë subjekte të ndryshme afariste për shkelje të Ligjit për Kontrollit të duhanit, derisa për ditët në vijim janë konfirmuar seancat në të cilat do të shqyrtohen edhe disa lëndë të tjera të dërguar nga Inspektoratet.

Inspektorati Sanitar raportoi se vetëm në dy javët e fundit janë kryer 150 inspektime, derisa gjatë ditës së sotme inspektimet kanë vazhduar në komunat Suharekë, Malishevë dhe Rahovec.

Gjatë ditëve të ardhshme, u paralajmëruan inspektime të shoqëruara me përkrahjen e Policisë në lokalet e ndryshme në të cilat ligji shkelet sidomos në orët e vona.

Në këtë takim për inspektimet dhe punën e tyre kanë raportuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kryer 426 inspektime , prej të cilave 49 tematike, si dhe subjektet të tjera qeveritare, sikurse edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, ku ndër të tjera përfaqësuesit e KADC-së kanë prezantuar të dhënat preliminare nga monitorimi i zbatimit të ligjit në 7 rajone të Kosovës, në rreth 700 objekte dhe subjekte të ndryshme. Rezultatet e këtij hulumtimi u bë e ditur se do të prezantohen për publikun gjatë ditëve në vijim.

Në këtë takim, gjithashtu, janë përcaktuar edhe një sërë veprimesh nga subjekte të ndryshme qeveritarë dhe jo-qeveritarë që do të ndërmerren në vijim, me qëllim që zbatimi i ligjit të fuqizohet, ndërsa shkelësit të dërgohen në gjykata, veprimet e të cilave së fundi, u vlerësuan inkurajuese në ndëshkimin e shkelësve të ligjit.

Anëtarët e Këshillit kanë kërkuar nga subjektet zbatuese të këtij ligji që të vazhdohet me masa të edukimit publik, përforcim të inspektimeve dhe vizitave monitoruese, përfundimin e akteve nënligjore dhe shqiptim të dënimeve për shkelësit e ligjit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...