Ymeri: Problemin e shkaktoi Gjykata Kushtetuese e kapur nga PDK-ja

30 Tetor 2014 - 16:59      

Qytetarët e Burimit sot ishin mbledhur në Shtëpinë e Kulturës "Adem Jashari", për të bashkëbiseduar me deputetin Visar Ymeri dhe aktivistin Skënder Shatri lidhur me situatën politike të krijuar në vend.

Ata kanë bërë pyetje për t'u informuar më prej së afërmi për zhvillimet e fundit dhe kanë shprehur mendimet e tyre se si duhet zgjidhur kjo situatë.

Duke e hapur këtë tubim, Skënder Shatri tha se ajo që ishte e pabesueshme për shumëkënd kur Vetëvendosje paralajmëroi se s'do të ketë qeverisje Thaçi 3, sot duket lehtë e realizueshme.

Ndërkaq, deputeti Visar Ymeri hapat të cilët po i bën Lëvizja bashkë me bllokun LAN i quajti si një moment të kulluar demokratik.
“Në njërën anë e kemi një parti e cila nuk i ka numrat dhe nuk do askush të diskutojë rreth krijimit të institucioneve dhe në anën tjetër e kemi shumicën parlamentare. Pra, nuk shumicë është, problemi është se kjo shumicë nuk është me PDK-në", tha ai. “Kemi parim themeltar të demokracisë dhe një procedurë të shkruar nga njerëz që janë realisht duke punuar për një parti të caktuar. Në këtë situatë, duhet të ndërrohen procedurat dhe jo parimet” potencoi Visar Ymeri.

“Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj e ka konfirmuar kapjen e shtetit nga PDK-ja, siç e kishte thënë Vetëvendosje më herët. Problemi është i krijuar kryekëput nga Gjykata Kushtetuese përmes vendimit të saj që ka krijuar më shumë bllokadë sesa zgjidhje", ka thënë ai.

Më tej Ymeri ka shtuar se gjatë kësaj kohe PDK-ja po merr vendime të jashtëligjshme megjithëse është qeverisje në largim dhe këto janë arsye shtesë se pse nuk duhet të ketë një qeverisje tjetër të PDK-së. Sipas tij nuk janë 36 deputetë që e kanë bllokuar Kuvendin, por janë tre njerëz që e kanë bllokuar . "Janë tre njerëz që e kanë blloku Kuvendin: Hashim Thaçi si kryetar partie, Enver Hasani si kryetar i Kushtetueses që punon me direktiva të PDK-së dhe Flora Brovina me rastisjen që të jetë deputetja më e vjetër."

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...