Përgjimet që hedhin dyshime mbi zyrtarët e BE-së

30 Tetor 2014 - 07:00      

Shefi i komponentit të EULEX-it për drejtësi, Silvio Bonfigli, kishte në dorë të gjitha provat që dëshmonin se kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, komunikonin me sekserë të ndryshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Një raport konfidencial, që ka siguruar “Koha Ditore”, shoqëruar me përgjime telefonike, implikon këta dy zyrtarë të lartë të drejtësisë së EULEX-it në krim dhe korrupsion.

Raportin informues ia kishte drejtuar prokurorja Maria Bamieh në vitin 2012. Me anë të tij kërkonte që të kryheshin hetime bazuar në provat e siguruara. EULEX-i nuk e kishte bërë këtë, por kishte hapur procedura disiplinore kundër prokurores Bamieh për parkim veture.

“Kam vërejtur në përgjimet pasuese të telefonit të të dyshuarit Ilir Tolaj se ka bazë për një hetim të brendshëm të asaj çfarë ka dalë prej përgjimeve”, shkruan Bamieh. Mendoj se informacionet që kanë rrjedhur janë shumë të rëndësishme dhe se mund të dalë se anëtarë të lartë të stafit, si dhe punëtorë lokalë mund të jenë përfshirë. Përgjimet përmbajnë kërcënime për të më rrahur mua dhe disa gazetarë”. (Pjesën e katërtë të serisë së shkrimeve që flasin për dyshime të forta për korrupsion në EULEX).

© KOHA.net

*** 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...