Në Kosovë arrestohen të vegjlit e jo ministrat [video]

27 Tetor 2014 - 21:00      

Në emisionin “Puls” të KTV-së është zhvilluar debat i nxehtë mes menaxherëve, mjekëve dhe avokatëve për arrestimet dhe keqpërdorimet në sistemin gjyqësor.

Të ftuar në emision ishin Tefik Bekteshi, kardiolog invaziv, kardiologu Gani Bajraktari, Xhemajl Selmani, kryesindikalist dhe Besnik Berisha, avokat.

Bekteshi, duke komentuar në lidhje me arrestimet e fundit që kanë ndodhur në QKUK, i ka thënë Bajraktarit se në maj të vitit të kaluar ai ka dërguar 13 pacientë për një kujdestari në institucion privat, ndërsa ka shtuar se “4 kanë pas arsyeshmëri urgjente ndërsa jo edhe tjerët”.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Gani Bajraktari. “Sa i përket 13 rasteve që po i përmend, nuk po më kujtohet. Unë nuk marr përgjegjësi që të vdes ndonjë pacient në mungesë të barnave. Është udhëzimi shumë i qartë dhe janë dy mjek që nënshkruhen dhe ju Z. Bekteshi nuk mund të ma vlerësoni punën sepse unë jam Profesor dhe ju jeni kardiolog. Z. Bekteshi ju e keni shkretu Kardiologjinë invazive keni qenë njeri i Gani Dragushës”, ka thënë Bajraktari.

Përsëri është kundërpërgjigjur Tefik Bekteshi, i cili tha se “mua nga puna më keni përjashtuar nga puna në vitin 2002 kur keni qenë drejtor”.

E Bajraktari tha: “Unë nuk ju kam përjashtuar nga puna sepse nuk e kam pas atë të drejtë dhe keni pas stenta me afat të skaduar edhe nuk keni punuar aq shumë në stentime sepse ju ka skaduar afati stentave duke ndejtë”.

Më tej, Bekteshi ka folur edhe për çështjen e tenderit të stentave, duke thënë se “këtë e ka bërë Z. Bajraktari, pra në mënyrë jo të mirë”.

E kryesindikalisti Xhemajl Selmani ka thënë se parapolitika dhe mafia e bardhë luftën janë duke e bërë mes veti dhe po i shkaktojnë tronditje këtij populli.

“Ne imazhin e kemi për toke shkaku i mafisë. Faji është në kupolë në sistemet politike dhe parapolitike”, ka thënë Selmani.

Avokati Besnik Berisha deklaron se sipas aktvendimit mbi fillimin e hetimeve, thuhet se “Ministri i Shëndetësisë, Sekretari Permanent, Gani Shabani dhe ish-drejtori i QKUK-së, Nijazi Gashi, karshi 9 personave tjerë, dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar dhe organizuar duke dëmtuar buxhetin e Kosovës dhe duke dëmtuar interesin e pacientëve”.

“Ky është një rast sui generis kur dihet se 9 persona janë arrestuar ndërsa organi i akuzës ka pas qasje selektive duke arrestuar me një logjikë të thjeshtë. Kushdo që sheh që në grupin e strukturuar kriminal qëndron Ministri dhe sekretari mendoj se kjo tregon se këtu kemi të bëjmë më trajtim të pabarabartë para ligjit, edhe pse në këtë rast mendoj se këta 9 mjek që janë në burg janë të pafajshëm. Në qeverinë e Kosovës kemi ministër që dyshohet për krim të organizuar dhe po ashtu trajtimi para ligjit bëhet jo sipas veprës por sipas pozitës që e ke në shoqëri”, ka thënë avokati Berisha.

© KOHA.net 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...