“Përshëndetje dhe urime”

26 Tetor 2014 - 10:07      

Këngët “Lindja e djalit”, “Na ka dal nusja e mirë”, “Kush ka vajza botën ka”, “Janllah shofer janllah”, “Urime loçka ime” - janë këngët hit që për vite të tëra kanë shoqëruar qytetarët që urojnë. Këto urime transmetohen në radio lokale nëpër shumë qytete të Kosovës. Urimet me të shpeshta janë për fejesa, martesa, ditëlindje, syneti, por ka që urojnë edhe blerjen e lopës apo të veturës luksoze.

Blerja e lopës për kosovarët është arsye që të urojnë blerësin publikisht, shkruan sot Koha Ditore. Blerësit të lopës i urojnë që pas këtij investimi t’i shtohet begatia. Por urimi për blerjen e shtazëve është më i rrallë.

Urimet më të shpeshta janë për fejesa, martesa, ditëlindje, syneti. Të gjitha këto urime transmetohen kryesisht në radio lokale.

Nuk mungojnë as urimet për hyrje në shtëpi të re, urimet për hyrje në klasë të parë. Disa qytetarë urohen për marrjen e patentë shoferit, regjistrimin në fakultet, për marrjen e “letrave” të ndonjë shteti të huaj, blerjen e veturës, regjistrimi në shkollë të mesme e fakultet, diplomim, për ardhjen e diasporës në Kosovë e arsye të tjera.

Trendi i urimeve përmes radiove dhe televizioneve viteve të fundit ka shënuar rënie. Nga drejtuesit e radiove kjo rënie shihet si pjesë e emancipimit të kosovarëve. Ndërsa radiot lokale pranojnë se gjatë sezonit të verës kanë përfitime nga këto urime. Një urim kushton rreth 3 euro.

Në këtë çmim përfshihet edhe incizimi i urimit dhe bartja në CD e cila i epet atij që uron. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...