17 Shtator 2014 - 16:01
Kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, tha se sanksionet hyjnë në fuqi që nga sot e deri në një vendim tjetër, varësisht nga rrethanat që mund të krijohen.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë dhe duke marrë parasysh faktin se Kosova është në proces të përmbushjes të gjitha obligimeve që parashihen në MSA, Qeveria e Kosovës duhet të vendosë masa të sanksioneve kundër Federatës Ruse. Sipas tij, ky vendim është në dobi të ruajtjes së rendit ndërkombëtar dhe një përkrahje për të dënuar shkeljen që po i bëhet një shteti të pavarur dhe sovran, Ukrainës.
Sipas Hoxhaj, ky vendim gjithashtu tregon se Kosova po trajtohet me dinjitet dhe në mënyrë të barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtarë, e gjithashtu Kosova është një partner stabil karshi partnerëve euroatlantik.
Për një vendim të tillë foli edhe ministri i Financave, Besim Beqaj. Ai tha se ky vendim është mjaft i rëndësishëm dhe se MF përmes ATK-së dhe Doganave do ta mundësojë sanksionimin e gjitha veprimtarive ekonomike të cilat nuk janë në harmoni me rregullat ndërkombëtare.
Nuk janë dhënë hollësi se për çfarë sanksionesh bëhet fjalë, aq më parë kur dihet se nuk ka kurrfarë marrëdhëniesh midis Kosovës e Rusisë.
Në këtë mbledhje janë miratuar edhe disa vendime tjera të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, ajo e Financave dhe e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...