Në Këshillin Drejtues të UP-së edhe dy përfaqësues të shoqërisë civile

3 Mars 2014 - 22:11      

Prishtinë, 4 mars - Pas rreth një muaji është konstituuar Këshilli Drejtues i universitetit publik “Hasan Prishtina”.

Katër anëtarët e rinj, të propozuar nga Ministria e Arsimit, që nga e hëna do të nisin punën në përpjekjet për t’ia kthyer dinjitetin institucionit më të lartë të dijes, raporton KTV.

Luan Shllaku e Leon Malazogu nga shoqëria civile, albanologia Shefkije Islamaj dhe eksperti i arsimit, Halim Hyseni, janë katër anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP-së.

Leon Malazogu thotë se atë dhe kolegët e tij të rinj i presin sfida të mëdha, mirëpo shpreson se do të arrijnë të bëjnë diç në përmirësimin e gjendjes së rënduar në universitet.

Njohësi i fushës së arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci, thekson se e vlerëson përbërjen e re të Këshillit Drejtues, pasi sipas tij, për herë të parë ka emra që nuk kanë qenë të përfshirë në politikë. Pas plotësimit të Këshillit..., pritet që shumë shpejt të zgjidhet ushtruesi i detyrës i rektorit e pastaj tre prorektorët e tjerë, kjo deri në miratimin e amendamentimit të Ligjit të arsimit të lartë dhe Statutit të Universitetit, për t’iu hapur më pas rrugë zgjedhjeve të reja në UP.

©KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...